AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT: TË RESPEKTOHEN REKOMANDIMET E ISHP

Mbrëmë rreth orës 19:30 ka rënë një zjarr i madh në perreth deponisë në Konik.

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Podgoricës ka shuar zjarrin gjatë gjithë natës.

Tymi ndihet ende shumë në pothuajse të gjitha pjesët e qytetit. Bazuar në të dhënat që disponon Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, si pasojë e zjarrit që ka rënë në një depo të përkohshme të masës dhe materialit bimor në Podgoricë, në ajër janë lëshuar substanca ndotëse, të cilat janë produkte të djegies se materialit të përmendur.

Qytetarët këshillohen të respektojnë rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik në situata të ndotjes së ajrit.

SHARE