RAMA: BALLKANI NUK DUHET TË LIHET VETËM PËR ENERGJINË

Në kështjellë e Pragës, kreu i qeverisë, Edi Rama u ul në tryezën e parë të rrumbullakët të Komunitetit Politik Europian. Një moment historik, ku për herë të parë diskutimet nuk ndalen vetëm në 27 vendet e Bashkimit Europian, por në plot 44 vende, përfshi këtu edhe Mbretërinë e Bashkuar. Në seancën plenare me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që pas këtij takimi Ballkani Perëndimor të mos lihet i vetëm përballë sfidave politike dhe ekonomike që po prekin çdo kufi shtetëror. Edhe pse kam publikuar një editorial me Mark Rutte, ku sigurisht une shpreh mbështetjen për këtë nismë, unë njëkohësisht dua te ndaj edhe frikën. Që Ballkani mund të lihet sërish vetëm, në çështjet e energjisë, ku çmimet kanë prekur qiellin. Njësoj sic u lamë vetëm në fushatën e vaksinimit gjatë pandemisë. Kam frikë se të rinjtë tanë më të mirë, mund të largohen drejt universiteteve europiane për sa kohë universitetet tona në Ballkan nuk do jenë pjesë e bashkëpunimit dhe rrjetit europian. Finalizimi i idesë së iniciuar tre shekuj më parë, e risjellë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, u konsideruar nga kreu i qeverisë, Edi Rama, një sfidë për një bashkëpunim më të fortë të të gjitha shteteve, qofshin këto të Bashkimit Europian apo jo.

SHARE