MBËRRIJNË VAKSINAT E GRIPIT SEZONAL, SHPËRNDARJA JAVËN E ARDHSHME

Në magazinë Montefarm sot janë dorëzuar vaksinat kundër gripit sezonal dhe qytetarët e interesuar nga java e ardhshme mund të informohen se kur dhe ku do t’i marrin ato, njofton Montefarma. Ata theksojnë se në magazinë Montefarm është dorëzuar vaksina katërvalente “VaxigripTetra”, e prodhimit të “Sanofi Pasteur-France”. “Pas përmbushjes së të gjitha rregullave rreptësisht të kontrolluara dhe të rregulluara ligjërisht për vaksinat, institucioni ynë do të fillojë me shpërndarjen e vaksinës në të gjitha institucionet shëndetësore publike ku kryhet imunizimi nga e hëna”, thanë nga Montefarm. Ata theksojnë se në bazë të vlerësimit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP) për sezonin 2022/23, me tender janë siguruar 23.785 doza, në vlerë prej 185.285 euro. Në fillim të javës së ardhshme, qytetarët mund të interesohen tek mjekët e tyre të zgjedhur se kur dhe ku mund të marrin vaksinën e gripit sezonal.

SHARE