DEPUTETËT E PE-së THIRRJE VENDEVE TË BE-së: TË RRITEN NDIHMAT USHTARAKE PËR UKRAINËN

Parlamenti Evropian (PE) u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian (BE) që të rrisin në masë të madhe ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe që të ngrihet një gjykatë ndërkombëtare e përkohshme për krimin e agresionit që Rusia ka kryer kundër Ukrainës. Si rezultat i votimit në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në lidhje me zhvillimet e fundit në Ukrainë, rezoluta u pranua me 504 vota “pro”, 26 vota “kundër” dhe 36 abstenim. Në rezolutën ku referendumet e “rreme” të mbajtura në Ukrainë konsiderohen “të pavlefshme” thuhet se “Kërcënimi i Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore nuk do të parandalojë BE-në që të ndihmojë më shumë Ukrainën”. Po ashtu në rezolutë vendet anëtare që kanë hezitime për këtë çështje u ftuan që të bëjnë një ndarje të drejtë në ndihmat ushtarake të nevojshme për përfundimin sa më parë të luftës.

SHARE