SPAJIQ: QEVERIA DO TË GJEJË MJETET PËR TË BLERË TË PAKTËN NJË KANADER PËR ZJARRET

“Qeveria do të gjejë mjetet për të blerë të paktën një kanader për zjarret për të cilën me dekada nuk kemi zgjidhje”, ka thënë kryeministri Millojko Spajiq në një postim në rrjetin social “X”.

“Skenat e tmerrshme në Pashtroviq dhe vende të tjera anembanë Malit të Zi na detyrojnë të reagojmë menjëherë. Nuk mund të tolerojmë pafuqinë e fundit të shtetit përballë elementeve që përsëriten çdo verë”, tha kryeministri në njoftim dhe shton se Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes, me gjithë përpjekjet e mëdha që po bëjnë aktualisht, kanë nevojë për ndihmë.

“Iniciativa e tyre nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha kryeministri.

Ai po ashtu ka rikujtuar se Ministria e Punëve të Brendshme tashmë e ka riparuar njërin, ndërsa së shpejti do të riparojë edhe dy avionë të tjerë të vjetër e më të vegjël për shuarjen e zjarrit.

“Kanader si shtesë – sigurisht që do të thotë shumë për ta”, thuhet në njoftim.  

SHARE