IZRAELI ‘LUFTË’ ME HEZBOLLAHUN / TENSIONET NË QIELL POR ‘HAKMARRJA’ NUK KA NISUR ENDE

Izraeli thotë se ka kryer një sulm ajror kundër një “strukture ushtarake” të përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah në Libanin jugor.

Ministria libaneze e shëndetësisë tha ndërkohë se katër persona u vranë në sulmin mbi një shtëpi në qytetin Maifadoun, rreth 30 km nga kufiri izraelit.

Burimet e sigurisë i thanë agjencisë së lajmeve AFP se katër burrat ishin luftëtarë të Hezbollahut.

E duke iu përgjigjur këtij sulmi, grupi libanez i mbështetur nga irani nisi dronët mbi izraelin verior duke plagosur dy persona.

Por një burim i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmi nuk ishte pjesë e hakmarrjes së paralajmëruar të Hezbollahut.

E gjithë kjo ndodh në mesin e tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Hezbollahut. J

avën e kaluar, një sulm ajror izraelit vrau komandantin e lartë të Hezbollahut Fuad Shukr në një periferi jugore të kryeqytetit libanez Bejrut, në atë që zyrtarët izraelitë e quajtën një “eliminim të bazuar në të dhënat e inteligjencës”.

Zyrtarët izraelitë thonë se ai ishte përgjegjësi për një sulm me raketa në lartësitë Golan, të pushtuara nga Izraeli, muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë 12 fëmijë dhe adoleshentë. Hezbollahu ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm.

Disa orë pas vrasjes së Shukr, u vra edhe lideri politik i Hamasit Ismail Haniyeh në kryeqytetin iranian Teheran.

Irani fajësoi Izraelin për sulmin. Hezbollahu dhe Irani kanë premtuar se do të hakmerren për vdekjet, duke ndezur frikën se përballjet kokë më kokë, mund të ndezin një konflikt më të gjerë rajonal.

SHARE