LLOJI DELTA DO TË JETË DOMINUES EDHE NË MALIN E ZI

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Millko Joksimoviq tha se nuk ka dyshim se lloji delta i koronavirusit së shpejti do të bëhet dominues në Malin e Zi, siç është rasti me të gjitha vendet në të cilat është regjistruar. Ai thotë se ata ende nuk kanë një konfirmim zyrtar të pranisë së tij në Mal të Zi, edhe pse nuk ka dyshim se virusi është tashmë mes nesh. Ai gjithashtu tha se ishte i kënaqur me numrin e qytetarëve të vaksinuar, edhe pse shifrat mund të jenë më të larta. Joksimoviq thotë se kemi një punë të madhe përpara, duke deklaruar se të gjithë në Mal të Zi duhet të shqetësohen për rritjen e numrit të të infektuarve rishtazi.

SHARE