Që nga analizat e fundit në Institutin e Shëndetit Publik janë regjistruar 24 raste të reja në Malin e Zi, ku ndër to është regjistruar edhe 1 rast në Tuz. Asnjë rast vdekjeje nga infeksioni SARS-CoV-2 nuk u raportua dje në Institut. Deri në orën 15:00, raportimi i shërimit u raportua i 11 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 291. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Igor Galliq, tha se, edhe pse numri i rasteve të reja është zvogëluar, pandemia e virusit korona nuk po kalon, dhe se duhet të jemi të kujdesshëm në të ardhmen. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ njoftoI se më shumë se 296 mijë doza të vaksinave janë dhënë në Mal të Zi. “Duhet pasur kujdes, por nuk duhet mbjellë frikë. Duhet respektuar masat dhe vaksinuar, në mënyrë që të mirëpresim shtatorin dhe tetorin për sezonin e viruseve të frymëmarrjes, i cili është në thelb virusi i koronës,” tha Galliq.