Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri apel publik për institucionet kryesore që t’i përgjigjen krimit të sotëm që u bë në lumin Cem.
Gjeloshaj gjithashtu shpërndau një video ku mund të shihej qartazi se si është duke u prishur ky lum, dhe pasojat që erdhën pas shpërthimit.
Gjeloshaj pohon se kjo skenë ka ndodhur në fshatin Dinosh.