NGA NESËR INSPEKTORATI TATIMOR DO TË INTENSIFIKOJË KONTROLLIN

Inspektorët tatimorë do të nisin nesër me monitorim të shtuar të rregullsisë së biznesit të taksapaguesve, me theks të veçantë në veprimtari hotelierike dhe turizëm.

Kështu ka bërë të ditur Administrata Tatimore (AT).

Siç thuhet në njoftim, kontrollet do të kryhen në të gjithë territorin e Malit të Zi, me qëllim të kontrollit të regjistrimit të përgjithshëm tatimor, dorëzimit të deklaratave tatimore, regjistrimit të qarkullimit, lëshimit të faturave, pagesave në treg dhe regjistrimit të punonjësve.

“Vëmendje e veçantë do të përqendrohet në kontrollet e personave që kryejnë sezonalisht aktivitete në zonën e “hapur”, si: baret e plazhit dhe ofruesit e mobiljeve të plazhit, ofruesit e akomodimit, tezgat, transporti turistik me varkë, rafting. Gjithashtu, do të bëhen kontrolle edhe për qiramarrësit e plazhit, pasi është vërejtur se ata i japin plazhet me nënqira palëve të treta dhe nuk raportojnë të ardhura mbi këtë bazë, dhe nënqiramarrësit në atë zonë kryejnë veprimtari të paregjistruara,” kanë deklaruar nga Administrata Tatimore.

Planifikohen kontrolle të synuara, siç thonë ata, për tatimpaguesit që janë shpallur fajtorë për shkelje gjatë vitit të kaluar ose për të cilat organi tatimor ishte në dijeni se nuk regjistrojnë qarkullim, nuk llogarisin ose llogarisin gabim TVSH-në dhe nuk lëshojnë fatura për përdoruesit e shërbimit.

SHARE