KUVENDI I MALIT TË ZI MIRATOI SHTATË LIGJE GJYQËSORE

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq tha se Kuvendi miratoi shtatë ligje IBAR në kohën më të shkurtër të mundshme nga 12 ligjet që janë të rëndësishme për rrugën tonë evropiane.

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi votuan si në vijim:

Propozimi për Ligjin për lobim; – u miratua me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Propozimi për Ligjin për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale; – u miratua me 68 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatat; – u miratua me 70 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët; – u miratua me 70 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qendrën për Trajnime në Gjyqësor dhe Prokurorinë e Shtetit; – u miratua me 70 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit; – u miratua me 58 vota pro, asnjë votë kundër dhe 3 abstenime.

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale të Shtetit; – u miratua me 70 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

SHARE