TËRMET AFËR ULQINIT, 4.1 BALLË TË SHKALLËS RIHTER

Departamenti i Sizmologjisë në Institutin e Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë ka regjistruar një tërmet mesatar mëngjesin e sotëm në orën 6:16 minuta, me epiqendër 5 km në juglindje të Ulqinit. Forca e tërmetit në epiqendër ishte 4.1 ballë të shkallës Rihter, që korrespondon me një intensitet epiqendror prej shkallëve V-VI të shkallës Mercalli (MCS). Sipas të dhënave paraprake të përpunimit, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësinë 12 km. “Në bazë të modelit teorik të fushës makrosizmike të këtij rajoni, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të ketë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në zonën epiqendrore”, thanë nga Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë.

SHARE