DABOVIQ I DORËZON POSTIN E KRYETARIT BAJRAKTARIT

Sot në Komunën e Ulqinit, zyrtarisht është bërë dorëzimi i detyrave në zyrën e Kryetarit. Atij ia dorëzojë detyrën Aleksandër Daboviqi (PDS), i cili këtë detyrë e ka kryer gjatë 15 muajve të fundit. Në rrjetin zyrtar facebook Daboviq ka shkruar: “Pas një viti, dy muaj dhe tetëmbëdhjet ditë, sot dorëzova detyrën e kryetarit të komunës. Unë do të doja të falënderoj të gjithë qytetarët të cilët kan ndjekur dhe mbështetur punën time gjatë periudhës së kaluar, dhe me vërejtjet konstruktive kan ndikuar që ajo të jetë më mirë dhe më e dukshme, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie më të mirë për të gjithë ne dhe gjeneratat e ardhshme të Ulqinit. Faleminderit nga zemra !” Në dy vitet e ardhshme në këtë post do të jetë Omer Bajraktari nga rradhët e LQ URA e njëheri edhe bartës i koalicionit Fillim i Ri.

SHARE