BASHKËPUNIM NDËRINSTITUCIONAL DHE PËRMIRËSIM I ZGJIDHJEVE LIGJORE

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj dhe bashkëpunëtorët e tij sot janë takuar me drejtoreshën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Jelena Peroviq dhe kryetarin e Këshillit të Agjencisë ASK-së, Momçilo Radulloviq. Ministri Dukaj theksoi se Ministria përballet me shumë sfida dhe përgjigjen e këtyre sfidave e shohim në përmirësimin e cilësisë së shërbimit publik, transparencën dhe modernizimin në sektorit publik. Ai tha se duhet të rritet vetëdija në shoqëri për rëndësinë e reagimit të shtetit ndaj korrupsionit dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit, pavarësisht statusit të tyre në shoqëri. Drejtoresha Peroviq theksoi se Agjencia është e përkushtuar për rritjen e efikasitetit në përmbushjen e misionit të mbrojtjes së interesit publik dhe promovimit të integritetit të administratës publike. Ajo vuri në dukje mangësitë e shumta në bashkëpunimin ndërinstitucional që duhet të kapërcehen për t’iu përgjigjur masave të përkohshme nga procesi i negociatave me BE-në dhe theksoi se Agjencia është e gatshme të japë një kontribut të plotë në reformimin e legjislacionit zgjedhor veçanërisht në zbulimin e zonave ku abuzimi është i mundur dhe që është i nevojshëm për tu rregulluar më qartë dhe më saktë me ligj. Përfaqësuesit e ASK-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e zgjidhjeve ligjore, që deri më tani ka penguar pozitën e institucionit dhe efikasitetin e tij, dhe theksuan se shumë propozime ligjore të paraqitura nga ky institucion kanë qenë në pritje në Kuvend për dy vite, duke shtuar se iniciativat e Agjencisë deri më tani janë injoruar si në Qeveri ashtu edhe në Kuvend. Në takim u konstatua se bashkëpunimi me Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të intensifikohet në periudhën e ardhshme, veçanërisht në drejtim të vendosjes së zgjidhjeve cilësore në fushën e zgjidhjeve ligjore, veçanërisht Të Ligjit për nëpunësit civilë dhe nëpunësit shtetërorë.

SHARE