Ardian Bujupi publikon këngën e re “Lotto”

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Lotto” mban titullin kënga, të cilën njëherësh e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Ai vjen me interpretim në gjuhën gjermane, duke qenë se prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani.

Ardian Bujupi (Foto: YouTube)

Në këtë të fundit, artisti ka arritur të marrë vëmendje të madhe e të pëlqehet për krijimet që realizon.Lexo po ashtu:Ardian Bujupi publikon këngën e re “Tranova” – vjen me skena provokuese në klip me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Jasmin Kadriu

Producimi është bërë nga Lasse Lenz nën drejtimin e Leeroy.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Bujupit.

I njëjti javë më parë solli edhe një këngë në gjuhën shqipe me protagoniste në klip ish-konkurrenten e “Përputhen”, Jasmin Kadriun. /Telegrafi/

SHARE