DEÇIQI SHKRUAN HISTORI, KUALIFIKOHET NË FINALEN E KUPËS SË MALIT TË ZI

KF Deçiq mbrëmë ka shkruar histori duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Malit të Zi, në 95 vite të ekzistencës së klubit. Futbolistat e këtij klubi në gjysmëfinale munden Iskren e Danillovrgradit me rezultat 1-0.  Golin e fitores historike e shënoi Peshukiq në minutën e 51-të. ndërsa sfida e parë gjysmëfinale kishte përfunduar baraz (0:0). Në finale KF Deçiq do të luaj kundër FK Buduqnost më 1 qershor.​ Kjo është arritja më e madhe që ndonjëher ka arritur ndonje klub shqiptar në Mal të Zi. Pas fitores së shënuar nga klubi futbollistik Deçiq, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i ka përgëzuar djemt për fitoren e arritur. Gjeloshaj në postimin e tij shkruan: “Historia është shkruar. KF Deçiqi mbas 95 vjet të ekzistimit është në finalën e kupës së Malit të Zi! U lumt djema, krenar me Ju. Festo Malësi!”

SHARE