DABOVIQ: PREZANTOHET PROJEKTI PËR NDËRTIMIN E AEROPORTIT NË SHTOJ

Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq deklaroi se mori pjesë në on-line takim me investitorë amerikano-italianë. Ai tha se me këtë rast u prezantua projekti “Fly-in Community” në Shtoj, i cili parashikon ndërtimin e aeroportit për aeroplanë të vegjël për qëllime turistike dhe objekte shoqëruese turistike. Sipas fjalëve të tija, ky koncept është shumë i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën Perëndimore. “Kemi rënë dakord të punojmë së bashku në përpunimin e mëtejshëm të projektit.Komuna e Ulqinit është në shërbim të të gjithë investitorëve seriozë potencialë, të cilët përveç investimit sjellin edhe know-how”, përfundoi Daboviq.

SHARE