NDËRLIDHJE MË E MADHE E DOMOSDOSHME NDËRMJET BALLKANIT DHE BE

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq foli me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel përpara samitit të sotëm të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Sipas kabinetit të Gjukanoviqit, u vlerësua bashkërisht se organizimi i samitit pandemik ishte një konfirmim i fortë i mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një mundësi për të dërguar mesazhe të qarta për publikun evropian dhe rajonin për lidhjen e fortë midis Bashkimit Evropian dhe rajonit tonë.

“Bashkëbiseduesit ranë dakord se është e nevojshme të punohet për shtjellimin e mëtutjeshëm të integrimit strategjik të investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili është edhe më i domosdoshëm në kushtet e shkaktuara nga pandemia,” thuhet në deklaratë.

“Mbështetja dhe ndihma e BE për Malin e Zi dhe Ballkanin Perëndimor nuk kanë munguar gjatë këtyre kohërave të vështira, që kjo është një tjetër ndihmë, në një seri mesazhesh pozitive nga institucionet e reja evropiane, e cila inkurajon optimizmin dhe shton entuziazmin për të ardhmen evropiane të rajonit,” tha Gjukanoviq.

Sipas kabinetit të Gjukanoviqit, Michel tha që e vlerëson rrugën e reformës që Mali i Zi po merr dhe theksoi rëndësinë e mos braktisjes në ndërtimin e mëtejshëm të një shoqërie të hapur, një sistem të sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai falënderoi Malin e Zi për mbështetjen e tij për deklaratën që u paraqit sot në Samitin e Zagrebit.

SHARE