SOT 112 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË

Më 6 prill, në vitin 1911, në malin Deçiq, u ngrit flamuri kombëtar, për herë të parë pas periudhës së Gjegj Kastriotit Skenderbeut.  Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, përfundoi me çlirimin e këtyre trevave nga pushtuesi shekullor otoman.

Ngritja e flamurit kombëtar do ti paraprijë pavarësisë së Shqipërisë, një vit më vonë me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë. Kryengritjen e Malësisë e organizuan trimat malësor të udhëhequr nga kryetrimi Dedë Gjo Luli, i cili më vonë është shpallur hero kombëtar.

Kjo datë shënohet  me aktivitete të ndryshme, kryesisht me përmbajtje historike, duke rikujtuar këtë ngjarje të lavdishme nga e kaluara jonë.

Përfaqësues të jetës kulturore, publike e politike, qytetarë të Malësisë gjatë ditës së sotme vizituan malin Bratilë, ku u ngrit flamuri kombëtar, dhe shtëpinë muze Dedë Gjon Luli, ku sot është mbajtur edhe një program historiko-kulturor në nder të kësaj feste.

SHARE