Partia Demokratike dhe Forca e Re Demokratike do të marrin pjesë në koalicionin parazgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Mal të Zi.
Pritet që në ditët në vijim liderët e këtyre partive kombëtare shqiptare, Fatmir Gjeka dhe Genci Nimanbegu, do të nënshkruajnë në Ulqin marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje.
Ky koalicion do të jetë i hapur edhe për partitë tjera kombëtare shqiptare, shkruan Ul-info.
Ndryshe, Partia Demokratike dhe Forca janë edhe pjesë e koalicionit qeverisës në komunën e Ulqinit.