Ledri Vula publikon bashkëpunimin me Rzon “Rebele”

Reperi i njohur, Ledri Vula ka lansuar një projekt të ri muzikor.

Këtë herë, Vula ka bashkuar forcat me një tjetër artist, Rzon Music për të sjell duetin “Rebele”.

Projekti i dy artistëve është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe platforma të tjera.

Producent i këngës është Rzon, i cili gjithashtu u kujdes për ‘beat’ dhe instrumentalin.

Teksti i këngës u shkrua nga Ledri ndërsa për videoklipin u përkujdes “Gargia”.

Theksojmë që “Rebele” është kënga e parë nga “EP”-ja e Rzon “Who is Rzon”. /Telegrafi/

SHARE