Dje në Tuz janë mbajtur zgjedhjet lokale, ku Forumi Shqiptar fitoi shumicën absolute.
Në bazë të materialit zgjedhor nga të gjitha vendvotimet në komunën e Tuzit, Komisioni Zgjedhor Komunal përcakton që listat kanë fituar numrin e votave si në vijim:
- “Alleksa Beçiq – Shtjefën Camaj – Demokratët – Së bashku jemi më të fortë”, 414 vota – 1 mandat;
- Koalicioni i përbërë nga PDS, SD, PB dhe UDSH – “Rrugës së drejtë”, 2,753 vota, 12 mandate;
- Partia Socialiste Popullore, “Ndershmërisht për Tuzin” – 159 vota, 0 mandate;
- Koalicioni shqiptar “Bashkë”, Partia Demokratike dhe FORCA – 179 vota, 0 mandate;
- Forumi Shqiptar – “Bashkim dhe Zhvillim” (ASH, LDSH, UNSH dhe LDMZ) – 4,214 vota, 18 mandate;
- „PDP – Për gjeneratat e ardhshme” – 131 vota, 0 mandate;
- Lëvizja për Tuz dhe Partia Socialdemokrate, “Me gjithë zemër për Tuz” – 333 vota, 1 mandat;
Nuk ka pasur kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve. Në zgjedhje dolën 8,245 votues ose 66.56 për qind.