PDS, SD, PB DHE UDSH NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN PARAZGJEDHORE PËR PJESËMARRJE NË ZGJEDHJET E ARDHSHME LOKALE NË TUZ

PDS, SD, PB dhe UDSH kanë nënshkruar mbrëmë marrëveshjen parazgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme lokale në Tuz. Në deklaratë të përbashkët të këtyre partive thuhet se marrëveshja është lidhur në bazë të vlerave të përbashkëta të shoqërisë civile, multietnike dhe të hapur. Më tej ata theksojnë se Tuzi ka qenë gjithmonë shembull dhe model që vlera të tilla nuk kanë alternativë dhe se gjithmonë do të qëndrojnë fort në margjinat e ruajtjes pikërisht të atyre vlerave.

SHARE