Qasja e re për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor parasheh masa konkrete për të forcuar procesin e zgjerimit të BE-së, theksuan udhëheqësit e BE-së.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogerini, në prezantimin e Strategjisë për Ballkani Perëndimor në Strazbur, tha se Ballkani Perendimor është pjesë e Evropës gjeografikisht, me disa nga vendet që tashmë janë anëtare të BE-së.
Në këtë Strategji përfshihen udhëzimet e përgjithshme për një proces më të shpejtë të integrimit të Malit të Zi, Bosnës dhe Hercegovinës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë.
“Kjo hapësirë ndanë histori të përbashkëta, sfida dhe mundësi si BE. Sot ky është mesazhi jonë, që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE. Kjo strategji sot jep prespektivë të qartë për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor”, tha Mogerini në konferencë për shtyp.
Ajo shtoi se Shqipëria dhe Mali i Zi, ndajnë 100% politikën e jashtme me BE-në, dhe mund të vazhdojnë që këto të jenë shembuj, dhe jo probleme që duhet të evitohen, por janë shanse që mund të eksplorohen në maksimum vetëm nëse të gjithë janë bashkë theksoi Mogerini. “Kemi parë dhe shohim shumë reforma që vijojnë në rajon, të karakterizuar nga një vendosmëri e fortë që liderët e Ballkanit kanë bërë zgjedhje të qartë të çojnë vendet e tyre në BE, gjithkush në ritmin dhe kohën e vet, por drejtimi është i qartë. Sot i themi se edhe ne bëjmë të njëjtën zgjedhje”, deklaroi Mogherini.
Sipas saj, kishte shumë biseda rreth vitit 2025. Ajo sqaroi se ky nuk është afat, por është perspektivë reale për të kompletuar procesin e zgjerimit për ato vende që po negociojnë dhe ato vende që do të nisin negociatat në të ardhmen.
Ndërsa, Komisioneri Europian për fiqnjësi të mirë dhe politikë të zgjerimit, Johanes Hahn, ka thënë se kjo Strategji është një mundësi historike për një rajon që i përket Evropës. Gjithkush në rajon, shtoi ai, duhet të ketë interes në mbështetjen e njëri-tjetrit në rrugën drejt BE-së. “Me qasjen e re të mbështetur nga masa konkrete, ne po forcojmë procesin e zgjerimit, i cili kërkon përpjekje dhe reforma të besueshme, veçanërisht për të forcuar sundimin e ligjit”, shtoi Han.