GJUKANOVIQ: T’I LËMË RIVALITETET NË TË KALUARËN

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me rastin e festës më të gëzueshme të krishterëve, Krishtlindjeve, ka dërguar një mesazh urimi për klerikët, besimtarët dhe të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Mal të Zi, duke uruar që ditët e lindjes së Krishtit t’i festojnë në paqe dhe qetësi, duke shijuar së bashku me familjet, fqinjët dhe miqtë e tyre. “Festa e madhe krishtere e Krishtlindjeve me ditët e shënjta që na presin është një mundësi për t’u mbledhur rreth vlerave të përjetshme etike dhe civilizuese të mbartura nga simbolika e Krishtlindjes, të vetëdijshëm se besimi, dashuria dhe bashkimi janë rruga për të arritur prosperitetin tonë të mëtejshëm”, tha Gjukanoviq në mesazhin e tij të urimit. Ai tha gjithashtu se këto ditë të shënjta na inkurajojnë që të punojmë individualisht dhe së bashku për ta bërë shoqërinë tonë më njerëzore, më të pasur dhe më të mirë, dhe veten tonë më të përgjegjshëm social. “Sot në Mal të Zi, ne të gjithë jemi përballur me një sfidë të përbashkët për t’u ngritur në mënyrë të arsyeshme mbi të gjitha ndarjet si njerëz, për të lënë rivalitetet në të kaluarën, për të vazhduar emancipimin e shoqërisë malazeze si pjesë e pandashme e një familjeje unike evropiane, në të cilën ne mbështesim reciprokisht njëri-tjetrin të lidhur me vlera të përbashkëta”, tha Gjukanoviq.

SHARE