Të gjithë përbërësit i ke në kuzhinë, hidhi një sy recetes dhe përgatit një vakt të shëndetëshëm për te gjithë familijen.
Përbërësit
- 1/2 gotë uji me oriz
- 1.5 litër ujë
- 1 vezë
- 2 gota kos
- 1 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle gjalpë
- pak nenexhik
- krip.
Udhëzimet
- Pastroni orizin dhe vendoseni të ziejë në një tenxhere me ujë.
- Ndërkohë në një tas përzieni mirë vezën, kosin dhe miellin.
- Shtoni 1 garuzhde nga lëngu i orizit (i nxehtë).
- Pasi e keni përzierë mirë, ia shtoni tenxheres ku keni orizin.
- E lini supën të marrë një valë duke e përzierë herë pas here.
- Rregullojeni shijen e supës me kripë sipas dëshirës.
- Pas 10 minutave, në një tigan skuqni gjalpin me nenexhikun dhe ia shtoni supës.
- I përzieni mirë, e hiqni supën nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë.
- Ju bëftë mirë!