NËSE SITUATA NUK NDRYSHON, MASA RIGOROZE NGA 1 DHJETORI PËR TË PAVAKSINUARIT

Në Mal të Zi masat epidemiologjike kundër koronavirusit do të mbeten në fuqi, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galliq dhe njoftoi se nëse situata epidemiologjike nuk përmirësohet, do të konsiderohet të vendoset detyrimi për të patur një certifikatë dixhitale kombëtare për COVID për të gjithë administraten publike. Ai tha se nëse kjo ndodh, nga 1 dhjetori, certifikata Kombëtare Dixhitale për COVID do të jetë e nevojshme për të hyrë në transportin publik, qendrat tregtare, palestrat. “Kjo do të vlejë edhe për objektet dhe ndertesat afariste dhe në të cilat kryejnë aktivitete më shumë se tri kompani, gjegjësisht sipërmarrës dhe objekte me sipërfaqe mbi një mijë metra katrorë në të cilat tregtohet mallra joushqimore me pakicë,” tha Galliq në konferencë për shtyp.  “Në periudhën nga26 tetori deri më 3 nëntor, përqindja e të infektuarve në vendin tonë ishte më e ulët se në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Francë, Gjermani, Rusi… Nga ana tjetër, trendi javor është më i mirë në Serbi, Shqipëri, Britani të Madhe, apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës…”, tha Galiq. Ai gjithashtu njoftoi se pas seancës së fundit të Këshillit për Luftën kundër koronavirusit, Qeveria e Malit të Zi vendosi që për momentin të mbeten në fuqi masat aktuale, por me kontrolle të shtuara të inspeksioneve. Megjithatë, çdo gjë mund të ndryshojë, nëse nuk ka përmirsim deri në fillim të dhjetorit. 

SHARE