MILLATOVIQ PREZANTOI NË SAMIT “PLATFORMËN PËR MALIN E ZI NË BE”

Në samitin e komunitetit politik evropian në Granada, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq prezantoi “Platformën e Përbashkët për Malin e Zi në BE!”, qëllimi parësor i së cilës është veprimi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për vlerësimin e fundit të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shumë liderëve të tjerë evropianë, të cilët përçuan një mesazh të qartë për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Është e qartë se BE-ja ka filluar të punojë shumë më aktivisht në procesin e zgjerimit. Duke pasur parasysh këtë, Mali i Zi dëshiron të përfitojë nga momenti aktual gjeopolitik. Anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të ishte një histori shumë më e madhe se vetë Mali i Zi, sepse do të jepte një sinjal të fortë pozitiv për të gjitha vendet e tjera që aspirojnë të anëtarësohen në BE se procesi i anëtarësimit është i gjallë dhe i mundshëm”, tha presidenti i Malit të Zi.

Ai më tej shtoi se ritmi i reformave demokratike dhe ekonomike në tre vitet e fundit që nga ndërrimi i qeverisë ishte i paprecedentë.

„Sot jemi vendi më i avancuar ekonomikisht ndër kandidatët dhe euron e kemi përdorur si valutë që nga futja e saj në sistemin monetar evropian”, tha Millatoviq.

SHARE