NATO SOLIDARIZOHET ME MALIN E ZI PËR KËRCËNIMET NGA SPIUNAZHI RUS

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO solidarizohet me Malin e Zi, i cili po merr masa për të mbrojtur sovranitetin dhe demokracinë e tij nga spiunazhi rus. “NATO solidarizohet me aleatin e saj të çmuar, Malin e Zi, ndërsa merr masa për të mbrojtur sovranitetin dhe demokracinë e saj përballë spiunazhit rus dhe aktiviteteve të tjera me qëllim të keq destabilizues”, shkroi Stoltenberg në Twitter. Ai vuri në dukje se Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për Aleancën dhe shtoi se për këtë NATO mbetet vigjilentë. Shefi malazez i diplomacisë në mandatin teknik, Ranko Krivokapiq, falënderoi në Twitter Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Faleminderit Stoltenbergut dhe aleatëve të NATO-s për mbajtjen e Malit të Zi në fokusin e interesit të tyre si pjesë e mbrojtjes së përgjithshme të zonës euroatlantike”, thotë Krivokapiq.

SHARE