Situata epidemiologjike me Covid19 në territorin e komunës së Ulqinit është shumë shqetësuese, njoftojnë nga kjo komunë. Ata theksojnë se koronavirusi se fundi ka prekur dhe puntorët e arsimit, policisë, shëndetësisë dhe sektorëve të tjerë. “Andaj ju bëjmë thirrje që të zbatojmë masat e Trupit Koordinues Kombëtar dhe Shtabit të mbrojtjes dhe shpetimit. Vendosja e maskave dhe distanca sociale duhet rrespektuar me përpikmeri. Pronaret e bareve dhe restoranteve duhet ti përmbahen orarit të punës dhe rregullat e parapara. Duhen shmangur ceremonitë e kremteve dhe morteve,” thuhet në deklaratë. Ata deklaruan se ndaj atyre që nuk i zbatojnë rregullat do të merren masa ndeshkuese.