LIZ TRUSS ZGJIDHET KRYEMINISTRE E BRITANISË SË MADHE

8/25/2022 - Liz Truss during a hustings event at the Holiday Inn, in Norwich North, Norfolk, as part of her campaign to be leader of the Conservative Party and the next prime minister. Picture date: Thursday August 25, 2022. (Photo by Joe Giddens/PA Images/Alamy Images/Sipa USA) *** US Rights Only ***

Liz Truss është zgjedhur si pasuese e Boris Johnons në postin e kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe. Truss fitoi me 81,326 vota krahasuar me Sunak i cili mori 60,399 vota. Ajo do të marrë zyrtarisht detyrën pasi të takojë Mbretëreshën në Balmoral, e cila zyrtarisht do t’i kërkojë Truss që të formojë Qeverinë e re britanike. Truss trashëgon një ekonomi që potencialisht po shkon drejt një recesioni të gjatë dhe do të duhet që menjëherë të ndërmarrë masa për të zbutur krizën e kostos së jetesës. Për shkak të rritjes së çmimit global të gazit, që është shkaktuar pas pushtimit rus të Ukrainës, faturat e energjisë u rritën trefish më shumë sesa vitin e kaluar. Inflacioni ka arritur në mbi 10 për qind, për herë të parë që nga vitet ‘80. Truss fitoi mbështetjen e shumë prej konservatorëve me politikën e saj që shteti të ndërhyjë dhe të shkurtojë taksat. Ajo ka premtuar se do të veprojë “menjëherë” për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë. Liz Truss do të bëhet kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit 2015.

SHARE