Foto: Aeroportet e Malit të Zi / ACG
Aeroportet e Malit të Zi kanë shërbyer dy milionë pasagjerë gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, duke konfirmuar një sezon turistik shumë të suksesshëm.
Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Stefan Mazhgal, tha se mbi 1.23 milionë udhëtarë kanë kaluar përmes Aeroportit të Podgoricës, ndërsa më shumë se 780 mijë përmes Aeroportit të Tivatit.
Sipas tij, korriku ishte muaji më i suksesshëm i vitit, me mbi 330 mijë pasagjerë në Aeroportin e Podgoricës dhe afro 300 mijë në atë të Tivatit.
Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, Podgorica shënoi një rritje prej mbi 50 për qind, ndërsa Tivatimbi 10 për qind.
Mazhgal kujtoi se këtë verë nga Aeroporti i Podgoricës janë hapur 20 linja të reja ajrore, ndërsa nga Aeroporti i Tivatit tri të tjera.
Ai theksoi se ritmi i lartë i trafikut pritet të sjellë një rekord të ri, por njëkohësisht ka nxjerrë në pah nevojën për investime dhe zgjerim të kapaciteteve infrastrukturore.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se të ardhurat e Aeroporteve të Malit të Zi në gjashtëmujorin e parë të vitit arritën në 17.7 milionë euro.










