Nga nëntori i vitit 2023, qytetarët malazezë do të duhet të aplikojnë për një leje udhëtimi (ETIAS) për të hyrë në vendet e BE-së. Qytetarëve të Malit të Zi do t’u kërkohet të plotësojnë një aplikim ETIAS përpara nisjes, dhe kjo përfshin udhëtarët që do të kalojnë vetëm nëpër Evropë gjatë rrugës për në destinacione të tjera. Për hyrje do të duhet të paguhen shtatë euro për person dhe leja do të jetë e vlefshme për tre vjet. Ditën e djeshme, Bashkimi Evropian shtyu futjen e të ashtuquajturit sistemi ETIAS, që nënkupton se vizitorët që vijnë në BE nga vendet e treta do të duhet të paguajnë shtatë euro për person për hyrje. Leja do të jetë e vlefshme për tre vjet dhe me të do të mund të vizitohet secili nga 26 vendet anëtare të Shengenit.