Sot, Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi regjistroi 50 raste të reja të koronavirusit.
Në 24 orët e fundit, siç është raportuar, janë rregjistrua 4 vdekje.
Ndihmësi i drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Senad Begiq, tha se 163 persona në Mal të Zi janë shëruar nga Covid19 në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i të shëruave që nga 14 qershori: 1,717.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive Covid19 në Mal të Zi është aktualisht 1,322.