BOSHKOVIQ DHE CANIKLI: ÇELËSI I STABILITETIT RAJONAL  ËSHTË NË INTEGRIMET EUROATLANTIKE

Çelësi i stabilitetit rajonal dhe i paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor është në integrimin euroatlantik, ndërsa pranimi i vendeve të rajonit në Aleancë është garancia më e mirë e paqes dhe stabilitetit në atë pjesë të Evropës,vlerësoi ministri turk i mbrojtjes Nuretin Canikli.

Canikli, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Malin e Zi, bisedoi sot me Ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Nga ky departament ministror është kumtuar se Canikli ka theksuar rezultatet që Mali i Zi i ka arritur në reformën e sistemit të mbrojtjes dhe ka shtuar se Mali i Zi është tregua se është partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas tij, vetëm duke bashkuar potencialin dhe kapacitetin e vendeve të këtij rajoni mund të përballen me sukses me ndarjet nga e kaluara, si dhe për sfidat e sigurisë të së ardhmes, me fokus të veçantë në terrorizmin, krizën aktuale të emigrantëve dhe krimin kibernetik.

Canikli tha se Turqia është e angazhuar për forcimin e lidhjeve miqësore dhe përmirësimin e bashkëpunimit të mbrojtjes me Malin e Zi dhe se shteti i tij është i gatshëm të marrë në konsideratë modalitetet e reja për forcimin e këtyre marrëdhënieve. Ndërsa Ministri i Mbrojtjes së Malit të Z, Predrag Boshkoviq, ka thënë se është i rëndësishëm roli i Turqisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Malit të Zi.

Ai e falënderoi Turqinë për mbështetjen gjithëpërfshirëse që Turqia i ka ofruar Malit të Zi në procesin e integrimeve euro-atlantike, duke besuar se bashkëpunimi i mbrojtjes i të dy vendeve, si aleatë në kuadër të NATO-s, do të përmirësohet edhe më tej në periudhën e ardhshme.

SHARE