QEVERIA ZGJEDH KONSORCIUMIN PËR MARKIMIN E KARBURANTEVE, FORCOHET KONTROLLI I TREGUT NË MAL TË ZI

Foto: Ilustrim

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar vendimin për zgjedhjen e subjektit që do të kryejë markimin e karburanteve të lëngshme me origjinë nafte dhe biokarburanteve, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të programit të markimit të karburanteve në vend.

Programi i markimit të karburanteve është pjesë e Strategjisë Fiskale 2024–2027 dhe synon të përmirësojë kontrollin e qarkullimit të karburanteve, të luftojë tregtinë e paligjshme, të rrisë disiplinën në treg dhe të mbrojë më mirë të ardhurat e buxhetit.

Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, sistemi i ri do të mundësojë identifikimin e karburanteve në të gjitha fazat e qarkullimit, duke forcuar mbikëqyrjen e tregut dhe kapacitetet e institucioneve për të zbuluar parregullsi dhe abuzime të mundshme.

Me këtë masë, Mali i Zi synon të krijojë një treg më transparent, më të sigurt dhe më të rregulluar për derivatet e naftës.

SHARE