MALI I ZI DHE BALLKANI PERËNDIMOR DO TA BËJNË BE-në MË TË FORTË, INTEGRIMIN EVROPIAN NJË FAKTOR STABILITETI

Mali i Zi gjatë presidencës hungareze do të përpiqet të mbyllë sa më shumë kapituj dhe për këtë do të ketë mbështetjen e plotë të Hungarisë, u theksua në takimin e kryeministrit të Malit të Zi Millojko Spajiq me ministrin e Çështjeve Evropiane, Janosh Bok.

„Procesi i zgjerimit do të mbetet në fokus edhe në gjysmën e dytë të vitit, pasi qëllimi i Hungarisë është stabiliteti i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimi mund të jetë faktor vendimtar në këtë rrugë,“ u theksua në takim.

„Ne duam që konkurrueshmëria ekonomike e Evropës të jetë tema kryesore e presidencës sonë dhe besojmë se përfshirja e rajonit është mënyra e duhur për të rritur potencialin e ekonomisë evropiane. Prandaj besojmë se ju do ta forconi Bashkimin Evropian, ndaj procesi i zgjerimit është me interes reciprok,“ theksoi ministri Boka.

Gjatë takimit u diskutua edhe për përpjekjet e Qeverisë për plotësimin e kërkesave për marrjen e IBAR-it dhe në këtë kontekst, ministri i Çështjeve Evropiane të Hungarisë u shpreh optimist se Mali i Zi do të marrë konfirmimin e përmbushjes së standardeve të përkohshme deri në fund të qershorit.

Anëtarësimi në tregun e përbashkët evropian është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Malit të Zi, tha kryeministri Spajiq, prandaj forcimi i marrëdhënieve ekonomike me vendet e BE-së, përfshirë Hungarinë, është i rëndësishëm.

„Të gjitha reformat që ne i zbatojmë në domenin e shtetit ligjor janë gjithashtu të rëndësishme për rritjen e numrit të investimeve. Kompanitë e besueshme duan siguri, dhe duke marrë IBAR-in dhe duke mbyllur kapitujt, ne do të marrim konfirmimin se ato mund të jenë të sigurta në Mal të Zi. Prandaj rruga evropiane është vendimtare për krijimin e premisave për rritje ekonomike,“ tha kryeministri Spajiq.

SHARE