GJELOSHAJ: NJË SHANS HISTORIK PËR MBLEDHJEN E 28-të TË KUVENDIT PËR TA BËRË MALIN E ZI ANËTARIN E 28-të TË BE-së

Ka ardhur dita të shohim se sa nga ata që janë të fortë në fjalë janë të fortë edhe në vepra, tha zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike Nik Gjeloshaj.

Ai theksoi se vetëm në gjysmë viti, Qeveria e 44-të i dha Parlamentit “një shans historik për të sjellë përparimin e shumëdëshiruar në integrimin evropian të Malit të Zi”.

„Në fund të fundit, kjo është edhe detyra e Qeverisë. Koha do të tregojë se sa kërkuese ishte dhe si funksionoi Qeveria në muajt e fundit. Por le ta dinë të gjithë në Mal të Zi se Qeveria bëri gjithçka që mundi që Mali i Zi të marrë IBAR-in,“ tha ai.

Ai thotë se tani gjithçka është në dorën e 81 deputetëve të cilët, siç thotë ai, e dinë shumë mirë se kjo është “të jesh apo të mos jesh” për rrugën evropiane të Malit të Zi.

“I bëj thirrje që të vendosin për këtë çështje pa pasur nevojë për mosmarrëveshje të vogla politike. Propozimi i amendamenteve të reja në projektligje që kanë opinion pozitiv të Komisionit Evropian në këtë moment nuk është dhe nuk mund të jetë një hap në drejtim të një qëllimi të përbashkët”, tha Gjeloshaj.

Ai thekson se kjo është një mundësi unike që mbledhja e 28-të e Kuvendit ta bëjë Malin e Zi anëtarin e 28-të të Bashkimit Evropian.

“Ne nuk kemi të drejtë për justifikime. Prandaj le të jetë ky suksesi ynë i përbashkët –  Ne po ndërtojmë ura për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, përfundon Gjeloshaj.

SHARE