QARKULLIM MË I LARTË I MALLRAVE NË TREGTINË ME PAKICË

Qarkullimi i mallrave në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është 30 për qind më i lartë në çmime korrente dhe 19,3 për qind në çmime konstante, tregojnë të dhënat e Monstat. Qarkullimi i mallrave në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë të këtij viti ishte më i ulët për 10,9 për qind në çmime korrente dhe 15 për qind me çmime konstante, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Statisticienët kanë llogaritur se qarkullimi në tregtinë me pakicë të lëndëve djegëse motorike në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ishte 43 për qind më i lartë, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ishte 3,1 për qind më i ulët. „Qarkullimi në tregtinë me pakicë në ushqime në tremujorin e parë ishte 18,8 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa 9,6 për qind më i ulët se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar”, thuhet në deklaratë. Qarkullimi në tregtinë me pakicë të produkteve farmaceutike dhe kozmetike u rrit me 35.1% në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa shitjet me pakicë të produkteve të tjera joushqimore janë rritur me 44.7 për qind në tremujorin e parë.

SHARE