PANAIRI I LIBRIT NË PODGORICË NGA DATA 8 DERI MË 14 MAJ

Nën sloganin “Me një libër pa distancë”, edicioni i sivjetmë i 16-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit dhe Arsimit në Podgoricë, organizuar nga “Librat e rinjë” – Nove knjige dhe Panairi Ndërkombëtar i Librit dhe Arsimit, do të hapet zyrtarisht më 8 maj në orën 19 në garazhin e Qendrës tregtare Delta City në Podgoricë. Janë paralajmëruar promovime të shkrimtarëve nga rajoni, dhe paraqitjen është konfirmuar nga bibliotekat, institucionet arsimore dhe shtëpitë botuese, si dhe autorë të shumtë nga Mali i Zi dhe rajoni.

SHARE