MBËSHTETJE E PLOTË PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq në një takim me ushtruesen e detyrës së Prokurorisë së Lartë të Shtetit (PLSH) Maja Jovanoviq dhe Kryeprokurorin Special, Vlladimir Novoviq, tha se prokuroria ka mbështetjen e plotë të Qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas Qeverisë, Abazoviq përshëndeti rezultatet e arritura nga Prokuroria e Shtetit në krye me kryesinë e re, në një periudhë shumë të shkurtër kohore, gjë që çoi në hapjen e çështjeve të shumta në fushën e korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar, si dhe në ndjekjen penale të zyrtarëve të dyshuar nga gjyqësori, prokuroria dhe policia. „Qeveria e Malit të Zi i jep mbështetje të plotë Prokurorisë në luftën kundër krimit”, theksoi Abazoviq në takim. Abazoviq deklaroi se nevojat e Prokurorisë në aspektin e kapaciteteve, stafit dhe mbështetjes financiare të kërkuara nga ky institucion janë joproporcionale me atë që i ofrohet dhe konkludoi se Qeveria e Malit të Zi do të përpiqet të ofrojë mbështetjen maksimale në këtë kontekst për të mundësuar këto organet gjyqësore punë efektive në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të lartë.

SHARE