KUVENDI VOTON PËR FORMIMIN E DY KOMISIONEVE HETIMORE PËR ENERGJINË

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për themelimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike gjatë seancës së 5 majit, gjatë së cilës pati debate të ashpra. Një komision hetimor është iniciuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe i njëjti do të kryesohet nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj. Ndërkaq, komisioni hetimor i iniciuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të udhëhiqet nga deputeti Hajdar Beqaj i PDK-së. Komisioni hetimor i propozuar nga opozita mëton që të hetojë të gjitha masat e ndërmarra gjatë periudhës së gjendjes emergjente për energjinë, që Kuvendi kishte votuar për të shpallur vitin e kaluar.Ndër masat e ndërmarra në periudhën e gjendjes emergjente ishin: vendosja e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosja e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Si pasojë e krizës energjetike, Kosova u përball me shtrenjtim të rrymës.

SHARE