DEÇIQI PËRSËRI SIGURON FINALEN E KUPËS DHE DALJEN NË EVROPË

Finalisti i parë i Kupës së Malit të Zi është KF Deçiq. Në revanshin e gjysmëfinales të Kupës së Malit të Zi, Deçiqi mposhti Iskrën 2:1 dhe kaloi në finale të dytin vit radhazi. Në ndeshjen e parë në Danillovgrad ishte 1:1. Ndërkohë Deçiqi me kualifikimin në finale të Kupës ka siguruar edhe daljen në garat evropiane. Ndeshja finale luhet më 29 maj në Podgoricë. Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i përgëzoi lojtarët e KF Deçiq për këtë arritje të madhe. Në postimin e Gjeloshajt në Facebook thuhet: „U lumtë trima! Malësia krenare me Ju…  Urime nga komuna e Tuzit dhe qytetarët e Malësisë. Përsëri në finale, përsëri në Evropë.  Kështu prezantohet Komuna jonë, kështu prezantohet Malësia!“

SHARE