COVID19 NË MAL TË ZI: 65 RASTE, 1 VIKTIMË

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus dhe janë regjistruar 65 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP), laboratorë të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan dje analizat dhe Instituti dorëzoi rezultatet për 1,008 mostra për koronavirusin e ri. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 102 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 551.

SHARE