BESIMTARËT E FESË ISLAME DO TË KENË PUSHIM MË 10, 11 DHE 12 PRILL

Në bazë të Ligjit për kremtimin e festave fetare (“Gazeta zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 56/93), besimtarët e fesë islame kanë të drejtë në pushim të paguar, për të festuar festën fetare të Fitër Bajramit përkatësisht: e mërkurë, 10 prill, e enjte, 11 prill dhe e premte, 12 prill.

Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.

SHARE