AIR MONTENEGRO HAPI LINJËN TIVAT-IZMIR

Air Montenegro realizoi sot fluturimin e parë në linjën Tivat-Izmir. Në aeroportin e Tivatit u organizua një pritje festive për pasagjerët e parë nga Izmiri. Fluturimet në këtë linjë do të realizohen tre herë në javë – çdo të hënë, të premte dhe të dielë.

Përfaqësuesja e Air Montenegro, Mina Mukoviq Radonjiq, tha se në periudhën e ardhshme kompania do të vazhdojë të punojë në zgjerimin e ofertës së saj.

“Jemi shumë të kënaqur që duke filluar nga sot ofrojmë fluturime edhe për në Izmir, i cili është një nga katër destinacionet tona të reja për sezonin veror të këtij viti. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të punojmë në zgjerimin e rrjetit të destinacioneve tona dhe përmirësimin e shërbimeve tona, duke mbështetur ekonominë turistike dhe zhvillimin e Malit të Zi, duke e bërë prioritet kënaqësinë e pasagjerëve tanë”, tha Mukoviq Radonjiq.

SHARE