Monografia “Maestro Gjelosh Gjokaj” e botuar nga Komuna e Tuzit, përgatitur dhe redaktuar nga Sead Gjokaj, është promovuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Prishtinë.
Kjo monografi e botuar në gjuhën shqipe dhe angleze, përmbledhë dhe jep informacione të rëndësishme për opusin krijues të Gjokajt.
Në fjalën hyrës të këtij promovimi, akademik Luan Mulliqi, tha se Gjokaj gati tërë jetën e kaloi jashtë atdheut, por gjithë krijimtarinë ia kushtoi vendlindjes.
Ndërsa, Marina Ujkaj, tha se Gjokaj është edhe një pasqyrë e arealit kombëtar të Malësisë.
Për rëndësinë e monografisë foli publicisti Shkëlzen Maliqi.
“Redaktori Sead Gjokaj, për dy tre dekada me përkushtim ka koleksionuar veprën e Gjeloshit dhe ka bëre një punë të madhe duke përgatitur një monografi vëllimore pë Gjokajn,” tha ai.
Ndërsa, redaktori i monografisë “Maestro Gjelosh Gjoka” Sead Gjokaj foli për veprën, kontributin, por edhe vlerësimet për krijimtarinë e Gjokajt.
Vlen të theksohet se para pak ditêsh Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka sjellur veprat e maestro Gjelosh Gjokajt, pjesë e koleksionit më të madh të piktorit të jashtëzakonshëm shqiptar, që përmban vepra mes viteve 1961-2013.