DO RIMARRIM KRIMENË BRENDA 5 MUAJSH / UKRAINA NUK NDALET, LUFTË PËR ÇDO CENTIMETËR TOKË

Krimea do t’i rikthehet Ukrainës brenda pesë deri në shtatë muajsh – thotë Mikhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas.

Sipas tij, pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar parakushtet për clirimin e gadishullit që tani.

“Sigurisht, në një kohë të shkurtër prej gjashtë, pesë apo shtatë muajsh, ne do të jemi në Krime. Dhe kjo është një kohë shumë e shkurtër nga këndvështrimi historik. Ndoshta kjo mund të duket si shumë optimiste, por ky është një optimizëm matematikisht i verifikuar. Unë e them edhe një herë se rusia nuk ka burime të mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll situatën. Logjika e luftës është absolutisht e dukshme dhe ne mund të flasim për realitetet e krimesë dhe për të ardhmen e Krimesë”, tha ai.

I pyetur nëse do të ketë luftë për Krimenë, Podoliak u përgjigj se kjo nuk do të jetë luftë për një territor të caktuar por për të drejtën për ekzistencë në botën e civilizuar.

“Do të ketë një luftë jo për Krimenë! Do të ketë luftë për të drejtën për të ekzistuar në botën demokratike, brenda kornizave të ligjit ndërkombëtar. Për këtë, lufta ka nisur më shumë se një vit më parë. kjo nuk është luftë për një territor, territori është vetëm një element. Kjo është një luftë për të drejtën që askush të mos vijë në shtëpinë tënde dhe të thotë: unë kam më shumë armë, kam më shumë raketa, ndaj më jep cfarë dua unë”.

Kjo – vijoi Podoliak – është një luftë për të drejtën e ekzistencës në botën e civilizuar. Dhe në këtë botë të civilizuar nuk ka vend për rusinë që po shohim. Ndaj, lufta do të vazhdojë deri sa e gjithë ukraina të jetë cliruar.

SHARE