DITËT JO PUNE PËR BESIMTARËT ORTODOKS 14, 16 DHE 17 PRILL

Ditë jo pune me rastin e festës fetare të Pashkëve për punonjësit e besimit ortodoks do të jenë dita e premte, 14 prill, e diela 16 prill dhe e hëna, 17 prill, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Sipas Ligjit për kremtimin e festave fetare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi, nr. 56/93), besimtarët e besimit ortodoks kanë të drejtën e pushimit të paguar me qëllim të festimit të festave fetare për të Premten e Madhe dhe Pashkët, përkatësisht: e premte 14 prill, e diel 16 prill dhe e hënë 17 prill”, thuhet në komunikatë.

Theksohet se organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose për shtetin.

SHARE