DEPUTETËT DO TA NDËRPRESIN MANDATIN E KUVENDIT PAS INAUGURIMIT TË MILLATOVIQIT

Kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik Dritan Abazoviq tha se ndërprerja e mandatit të Kuvendit u takon deputetëve dhe se sipas tij kanë marrë vendim për ndërprerjen e mandatit pas inaugurimit të presidentit të ri të shtetit, Jakov Millatoviq.

Të premten, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e Dekretit të Millo Gjukanoviq për shpërndarjen e Kuvendit, të cilin Abazoviq e mirëpret me fjalët – “Mirëmëngjes Gjykatës Kushtetuese”.

“Faleminderit që u zgjuat nga gjumi i dimrit.  Shpresoj që situata të jetë në rregull me ta. Le ta marrin vendimin siç mendojnë, ne do ta respektojmë”, tha kryeministri në mandatin teknik.

Sipas Abazoviq, zgjedhje duhet të mbahen. 

“Unë personalisht mendoj se dekreti i presidentit të shtetit është antikushtetues, sepse duhet të bazohet në një vendim. Nëse nuk do të ishte kështu, Gjukanoviq mund ta shpërndante Kuvendin më herët. Nuk e bëri, e bëri vetëm si lëvizje politike. Ndërprerja e mandatit u takon deputetëve. Ata vendosën t’i japin fund mandatit të Kuvendit pas inaugurimit të presidentit të ri të shtetit, Jakov Millatoviq”, thotë Abazoviq.

Ai tha se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

SHARE